Një influencuese britanike e TikTok-ut është akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Dubai, pasi dyshohet se e goditi me thikë një 26-vjeçar që e kishte njohur përmes Facebook-ut. Sipas një organizate për të drejtat e njeriut, 23-vjeçarja rrezikon dënimin me vdekje përmes pushkatimit, shkruan Dailymail, transmeton ‘Bota sot’.
Brooke George, 23 vjeçe, ish-punonjëse e dyqanit John Lewis nga Gravesend, akuzohet se e vrau të riun me një thikë kuzhine gjatë një përleshjeje. Sipas organizatës Detained in Dubai, George veproi në vetëmbrojtje, pasi ishte sulmuar dhe goditur vazhdimisht në fytyrë nga viktima.
Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Radha Stirling, deklaroi: “Ajo mori një thikë pasi u sulmua dhe u godit me grushte në fytyrë. Autoritetet duhet ta trajtojnë si një të mbijetuar të dhunës në familje gjatë hetimeve.” Brooke George George po përballet me akuzën për vrasje në Emiratet e Bashkuara Arabe pas incidentit me britanikun që kishte njohur në internet.
Sipas Stirling, ajo mbahet në burgun famëkeq Bur Dubai dhe duhet të lirohet me kusht deri në përfundimin e procedurave. “Ajo po mbron veten ndaj një akuze për vrasje pas një konflikti me një britanik që e kishte njohur në Facebook. Jeta e saj është shkatërruar dhe familja e saj është lënë në lot”, shtoi Stirling. Brooke George
