Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

0%

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka pritur sot në një takim gjeneralin e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

Gjatë takimit, gjenerali Grynkewich e falënderoi Italinë për kapacitetet që ka vënë në dispozicion të Aleancës, ndërsa u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet kryesore të NATO-s. “Në qendër të takimit ishte një vlerësim i situatës në kontinentin evropian dhe i operacioneve e aktiviteteve kryesore të NATO-s, me referencë të veçantë për Kosovën dhe Frontin Jugor.

Fokusi ishte gjithashtu te forcimi i mbrojtjes kontinentale, përtej kufijve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si shtyllë evropiane e Aleancës”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com