Trumpi thotë se e ndali Turqinë nga hyrja në luftën e Iranit

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, ishte kandidat kryesor për ta futur vendin e tij në luftë në anën e Iranit, sepse atij nuk i pëlqen Izraeli.

“Ai [Erdogani] ishte kandidat kryesor për të hyrë në luftë me Iranin – ndoshta në anën e Iranit, sepse ai nuk është tifoz i madh i Izraelit” – tha presidenti amerikan, edhe pse Turqia nuk ka dhënë shenja se ishte duke u përgatitur të hynte në luftë në anën e Iranit dhe madje ishte ballafaquar me zjarrin iranian, shkruan gazeta “The Times of Israel” .

“I kërkova [Erdoganit] që të qëndronte jashtë [luftës]” – tha Trumpi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Erdogani është një lider i mrekullueshëm, person shumë i fortë… Ai ka bërë gjithçka që ndonjëherë i kam kërkuar” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kohën e raportimeve se Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur një shitje të rëndësishme të armëve Turqisë, Trumpi u pyet nëse është duke bërë gati një “dhuratë të madhe”, përfshirë aeroplanët luftarakë F-35 për Ankaranë. “Mendoj se po, shikoni… ndoshta unë do të bëj diçka që do ta bëjë atë [Erdoganin] shumë të lumtur” – tha presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com