Verat europiane po bëhen jashtëzakonisht të nxehta – Pse kondicioneri i ajrit është kaq i rrallë?

0%

Valë jashtëzakonisht të nxehta po vijnë më shpesh në Europë duke lënë miliona njerëz duke u munduar të adaptohen ndaj temperaturave rekord-thyese, raporton CNN. Ka pak lehtësim. Kondicioneri i ajrit është shumë i rrallë në shtëpitë evropiane. Shumë banorë e kalojnë nxehtësinë përvëluese me ndihmën e ventilatorëve elektrikë, paketave me akull dhe dushëve të ftohtë.

Siç raporton CNN, Europa nuk e përjeton nxehtësinë në të njëjtën mënyrë si Shtetet e Bashkuara historikisht. Afërsisht 90% e shtëpive amerikane kanë kondicioner të ajrit, në Europë kanë rreth 20%.

Derisa ndryshimi klimatik sjell më shumë valë të nxehta më të rënda dhe më të gjata, të cilat po arrijnë gjithnjë e më herët, disa janë duke pyetur pse shtetet e pasura të Europës po ngurrojnë t’i adoptohen kondicionerit të ajrit — veçanërisht pasi nxehtësia po merr një numër të vdekjeve të viktimave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një pjesë e madhe e arsyes është se shumë shtete europiane historikisht kanë pasur pak nevojë për ftohje, sidomos në veri. Valët e të nxehtit kanë ndodhur gjithmonë, por rrallë kanë arritur temperaturat e larta të zgjatura që Europa tani i përjeton rregullisht. “Në Europë…

Ne thjeshtë nuk e kemi traditë përdorimin e kondicionerit të ajrit… sepse relativisht së fundmi, nuk ka qenë një nevojë e madhe” – ka thënë Brian Motherway, shefi i Zyrës së Efiçiencës së Energjisë dhe Transmetimeve Gjithpërfshirëse në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.

Kjo do të thotë se kondicioneri i ajrit tradicionalisht ka qenë një luks sesa një nevojë, sidomos kur instalimi dhe mirëmbajtja mund të jetë e shtrenjtë. Shpenzimet e energjisë në shumë vende të Europës janë më të larta sesa në ShBA, derisa të ardhurat priren të jenë më të ulëta. Shpenzimet për ta përdorur një kondicioner ajri ende nuk mund t’i përshtaten të gjithë europianëve.

Pastaj është arkitektura. Disa ndërtesa në vendet më të nxehta të Evropës jugore janë ndërtuar për t’iu përshtatur nxehtësisë. Ato kanë mure të holla, dritare të vogla që e pengojnë diellin të ndriçojë fort nga brenda dhe janë të dizajnuara për të maksimizuar qarkullimin e ajrit. Kjo ka ndihmuar që ato të mbahen më të freskëta dhe ka ulur nevojën e perceptuar për ftohje artificiale.

Në pjesë tjera të Europës, shtëpitë nuk janë dizajnuar duke pasur në mendje nxehtësinë. “Ne nuk kemi shprehi të mendimit rreth asaj se sa mirë do të jemi në verë. Me të vërtetë është një fenomen relativisht së fundmi.” – ka thënë Motherway. Ndërtesat në kontinent që janë më të vjetra, të ndërtuara para tekonologjisë së kondicionerit të ajrit janë vëmendja kryesore.

Në Angli, që ka hyrë në qershorin e saj më të nxehtë në rekord, një në gjashtë shtëpi ishin ndërtuar para vitit 1900. Mund të jetë e vështirë t’i përshtaten shtëpive të vjetra me sistem të ftohjes qendror, edhe pse larg të pamundurës, thotë Motherway.

Ndonjëherë problem më i madh është burokracia, thotë Richard Salmon, drejtor i Kompanisë së Kondicionerit të Ajrit e bazuar në Mbretëri të Bashkuar.

Autoritetet angleze shpesh do të refuzojnë aplikime të instalimit të kondicionerit të ajrit “në bazë të të pamjes vizuale të njësisë së jashtme të kondensatorit, veçanërisht në zonat e mbrojtura ose në ndërtesa të listuara si të trashëgimisë,” tha ai. Ka po ashtu një kënd politik.

Europa është zotuar të bëhet “neutrale ndaj klimës” deri në vitin 2050 dhe një rritje e ndjeshme e kondicionerëve të ajrit do t’i bëjë angazhimet klimatike edhe më të vështira për t’u arritur. Jo vetëm kondicionerët e ajrit konsumojnë shumë energji, por ata gjithashtu e nxjerrin nxehtësinë jashtë.

Një studim që shqyrtoi përdorimin e kondicionerëve në Paris zbuloi se ata mund të rrisin temperaturën e jashtme me rreth 2 deri në 4 gradë Celsius (3.6 deri në 7.2 gradë të Fahrenhait). Ky ndikim është veçanërisht i rëndë në qytetet përgjithësisht të dendura të Evropës. Disa vende kanë vendosur masa për të kufizuar kondicionimin e ajrit.

Në vitin 2022, Spanja prezantoi rregulla që përcaktojnë se kondicioneri në vendet publike duhet të vendoset jo më poshtë se 27 gradë Celsius (80 gradë Fahrenhait) për të kursyer energji. Qëndrimet dhe shqetësimet rreth kondicionerit të ajrit në Europë kanë ndryshuar, gjithësesi, derisa kontinenti bëhet një pikë e nxehtë klimatike, duke u nxehur dyfish në raport me botën.

Kontinenti përballet me një dilemë: të përqafojë kondicionimin e ajrit me konsum të lartë energjie, me ndikimet negative klimatike që sjell, apo të gjejë rrugë alternative për t’u ballafaquar me të ardhmen më të nxehtën.

“Shtëpitë tona duhet të jenë të qëndrueshme jo vetëm ndaj të ftohtit, por edhe ndaj nxehtësisë gjithnjë e më brutale” – tha Yetunde Abdul, drejtoreshë në Këshillin e Gjelbër të Ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: Kallxo