Lionel Messi festoi ditëlindjen e 39-të më 24 qershor, ndërsa atmosfera në kampin e Argjentinës ishte e mbushur me emocione dhe surpriza për kapitenin e “Albiceleste”. Pas seancës stërvitore, bashkëlojtarët i organizuan një festë të veçantë yllit argjentinas. Çdo lojtar veshi një fanellë me një fotografi personale së bashku me Messin, të shoqëruar me mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, Leo”.
Një nga momentet më të veçanta erdhi nga Rodrigo De Paul, i cili zgjodhi një fotografi të tyre duke u përqafuar gjatë festimeve të triumfit në Kupën e Botës 2022 në Katar. ¡Feliz cumpleaños 🎉🎂 para nuestro Capitán Leo Messi y nuestros cocineros Diego Iacovone y Antonia Farías! ¡Qué sean siempre felices! 😍🇦🇷 pic.twitter.com/IOZcJUAmx4 — 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) June 24, 2026 Festimet nuk u kufizuan vetëm te skuadra.
Në qendrën stërvitore të Argjentinës në Kansas City, dhjetëra tifozë u mblodhën me dhurata për Messin, me shpresën për ta takuar nga afër dhe për t’ia uruar ditëlindjen legjendës së futbollit. Po ashtu, në ambientet e ekipit mbërritën disa torta gjigante të dërguara nga organizata dhe sponsorë të ndryshëm, përfshirë FIFA, Argentine Football Association dhe CONMEBOL.
Messi po kalon një moment të shkëlqyer në Kupën e Botës 2026, ku deri tani ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Argjentinës, duke vazhduar të shkruajë historinë edhe në prag të dekadës së katërt të jetës së tij.
