Vajza e Tahir Sinanit reagon ashpër pas postimit të Ballës: E vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

0%

Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të luftës në Kosovë, ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu atë në një listë me emra mercenarësh të UÇK. Rugova Sinani shkruan se ky është një poshtërim i rëndë për babanë e saj, komandantin legjendar të UÇK-së. “Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht t’i duhet të kërkosh falje publike.

Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb,” u shpreh ajo. Postim i plotë: Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani.

Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim. TURP!!!! Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb. Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranve, të familjeve të dëshmorve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftes e gjakut të dëshmorve.

Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!

Burimi: Bota Sot