Stuhi në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

0%

Rajoni i Korçës është përfshirë gjatë orëve të fundit nga rrebeshe të dendura shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike (rrufe), duke krijuar kushte të vështira atmosferike në zonë.

Sipas situatës së raportuar, reshjet intensive kanë sjellë ulje të dukshmërisë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Korçë–Pogradec dhe në drejtim të kundërt, ku drejtuesit e mjeteve janë përballur me kushte të rënduara lëvizjeje.

Autoritetet dhe burimet lokale bëjnë me dije se, deri në këto momente, nuk janë raportuar dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga shkarkesat elektrike. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa pritet që kushtet atmosferike të vijojnë të jenë të paqëndrueshme në disa zona të juglindjes së vendit. Vijon…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot