MSH mirëpret raportin e ZKA-së për pasqyrat financiare të vitit 2025

0%

Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur publikimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025 nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Sipas njoftimit të Ministria e Shëndetësisë, raporti ka dhënë opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare, duke vlerësuar se ato paraqesin një pasqyrë të drejtë dhe janë në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

“Raporti konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar opinion të pamodifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore, që nënkupton se pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se transaksionet buxhetore janë kryer në përputhje me kriteret ligjore, përveç disa çështjeve të identifikuara për përmirësim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përveç çështjeve të identifikuara në raport, transaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thuhet më tej. Ministria ka theksuar se i trajton me prioritet rekomandimet e auditorit dhe do të ndërmarrë veprime për adresimin e tyre.

“MSH i trajton çdo herë me prioritet të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e auditorit dhe do të ndërmarrë veprime për adresimin e tyre në afatet e përcaktuara”, thuhet në reagim. Sipas ministrisë, gjatë auditimit është konstatuar se janë zbatuar plotësisht edhe rekomandimet kryesore nga viti paraprak, gjë që sipas saj tregon për përmirësim të kontrollit të brendshëm dhe transparencës.

“Ka dëshmuar përkushtimin institucional për forcimin e kontrollit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe avancimin e llogaridhënies”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Burimi: Telegrafi