Shkëndija e Haraçinës ka vazhduar përforcimet për sezonin e ri në elitën e futbollit maqedonas, duke e prezantuar sulmuesin anësor Vildan Kerim. Futbollisti 31-vjeçar vjen nga Pelisteri, ku luajti gjatë sezonit të kaluar. Kerimi zhvilloi 28 paraqitje në kampionat dhe shënoi tetë gola, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv të ekipit nga Manastiri.
Në karrierën e tij, Kerim ka qenë pjesë edhe e klubeve turke Karaman dhe Sarayono, ndërsa në kampionatin maqedonas ka luajtur për Shkupin, Vardarin, Gostivarin dhe Detonit Plaçkovicën. Ai ka përvojë edhe në futbollin e Kosovës, ku ka veshur fanellën e Dukagjinit dhe Drenicës.
