Është gjetur pa shenja jete një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi e cila tha se është iniciuarrasti “Hetim i vdekjes”. “Rreth orës , kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, thuhet në konfirmim.
