Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shalë i njohur si ‘Komandant Topi’, nuk i është lejuar nga Specialja të udhëtojë për në Shqipëri me familjen.
Specialja, përmes një komunikate për media, ka thënë se një udhëtim i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me dënimin e shqiptuar dhe se lirimi me kusht nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ka arsye bindëse ligjore ose humanitare.
“Më 23 qershor, Kryetare Trendafilova rrëzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për një pushim të shkurtër, ndërkohë që po kryen dënimin sipas kushteve të caktuara për lirimin e tij në Kosovë.
Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se ky udhëtim, bie ndesh thelbësisht me dënimin e dhënë dhe lirimi me kusht nuk mund të ndryshohet, në qoftë se nuk është për arsye bindëse ligjore apo humanitare. Në të njëjtën kohë, Kryetarja miratoi kërkesën e tij për të rinovuar letërnjoftimin dhe dokumentet e udhëtimit. Sikurse u tha më lart, H.
Shala u lirua me kusht më dhe dënimi I tij përfundon më “, thuhet në njoftim.
