Cara ndryshon ekip

0%

Tedi Cara kalon te Çerkazi në Ukrainë, që e mbylli si nënkampion dhe do të luajë në Ligën e Konferencës. Transferimi nga Oleksandrija ësshtë përfundimtar, ndërsa “Panorama Sport” konfirmon se Partizani ka përfituar 10% nga shitja e kartonit. Njoftimi i Oleksandrijas: “Është arritur marrëveshje mes Oleksandrija dhe Çerkazi për një transferim të Tedi Carës.

Tedi Cara debutoi për Oleksandrijan më në ndeshjen e fituar në shtëpi kundër Zorias nga Luhansku (2:1). Në total, me fanellën e klubit tonë, Tedi ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare: 40 në kuadër të Premier Ligës së Ukrainës, 2 në Ligën e Konferencës, 2 në Kupën e Ukrainës dhe 2 në ndeshje play-off. Cara ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

E falënderojmë Tedin për bashkëpunimin, lojën e tij të bukur dhe produktive, profesionalizmin dhe kontributin e rëndësishëm në fitoret e ekipit. I urojmë Tedit vazhdim të suksesshëm të karrierës dhe arritje të reja të rëndësishme në futboll! Faleminderit, Tedi! Të urojmë shumë fat, shëndet dhe suksese të mëdha në karrierën tënde profesionale në të ardhmen!”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot