Ndeshja mes Brazilit dhe Skocisë, e planifikuar të nisë në mesnatë më orën europiane, rrezikon të shtyhet apo të zgjatë me orare të pazakonta për shkak të stuhive. Dueli që luhet në Majemi do të jetë vendimtar për të përcaktuar fatin e grupit, si për skuadrën e Ançelotit, ashtu edhe për ekipin europian që kërkon pikë të rëndësishme për të vazhduar më tej.
Por meteorologët parashikojnë se do të ketë stuhi mbi Majemi në orarin e nisjes së ndeshjes ndaj mund të ketë përsëri skena të ngjashme me duelin Francë-Irak. Kjo ndeshje zgjati katër orë, me një pushim mes saj prej 2 orësh, për shkak të stuhive dhe rrufeve në zonën rreth stadiumit, pasi për çështje sigurie u evakuua plotësisht impianti duke larguar njerëzit nga tribunat.
