Klubi i Veronës ka bërë lëvizjen e parë të merkatos së verës duke afruar një mesfushor shqiptar. Leorat Bega i është bashkuar klubit të saporënë në Serinë B, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. Mesfushori 22-vjeçar ka qenë pjesë e Stad Nion në sezonet e fundit në Zvicër dhe tashmë është bërë pjesë e klubit italian me të cilin ka nënshkruar deri në qershori ne vitit 2029.
Bega ka qenë pjesë e akademisë së Frajburgut në Gjermani, para se të bëhej pjesë e ekipit të Vil në Zvicër, ndërsa në dy sezonet e kaluar ishte pjesë e Stad Nion në kategorinë e dytë zvicerane. Mesfushori ka përfaqësuar Zvicrën me ekipet e moshave U19 në të kaluarën.
