Disa lote prodhimi të Ujit mineral “Kllokoti” kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të Borit ‘’Boron’’ sipas njoftimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). AUV është njoftuar nga Sistemi Europian i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) për largim nga tregu të produktit ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova. Sipas AUV, uji mineral i kompanisë Rugove Sh.
P. K. pas kryerjes së testeve laboratorike ka rezultuar me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar. Bëhet fjalë për ujin “Kllokoti” me paketim: 1.5 L, datë skadimi: dhe , paketim 0.5 L, datë skadimi: / / dhe . AUV vlerëson se niveli i rrezikut nga ky produkt është serioz.
“Pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV do të ndërmarre veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit. Inspektimi nisë tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara.” – thuhet në njoftim .
AUV ka kërkuar nga operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadencës. “Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin në pikën e blerjes.” – ka shtuar Agjencia.
KALLXO.com e ka pyetur Kompaninë “Rugove” përmes email në lidhje me këtë gjetje të AUV për ujin “Kllokoti” dhe është në pritje të përgjigjeve. Kurse, numri zyrtar i kompanisë dhe ai që figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) nuk ishin të qasshëm deri në publikimin e lajmit.
