Bashkia e Shkupit: Këtë fundjavë do të bëhet dezinsektim ajror

0%

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më (e shtunë) dhe (e diel), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryejë dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Bashkisë së Shkupit. “Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë dezinsektimin, ai do të bëhet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”.

“Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Burimi: Telegrafi