Pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm nga ana e Atletico Madridit për të lejuar largimin e Julian Alvarez, Barcelona jo vetëm që nuk është tërhequr nga gara për nënshkrimin me sulmuesin argjentinas, por përgatit një ofensivë të re. Sipas informacionit nga El Chiringuito, klubi katalanas po përgatit një ofensivë të re që vlerësohet deri në 150 milionë euro.
Oferta thuhet se përfshin një tarifë të konsiderueshme fikse së bashku me disa bonuse të lidhura me performancën e argjentinasit. Në rast finalizimi të marrëveshjes, Julian Alvarez do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit.
Tre transferimet më të shtrenjta që ka bërë Barcelona deri më sot janë: Ousmane Dembele 148 milionë euro bashkë me bonuse, Phillipe Coutinho 135 mln euro dhe në vend të tretë, Antoine Griezmann me 120 mln euro.
