Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Kupën e Botës 2026 – befasi dhe emra të mëdhenjë

0%

Ky ekip përfaqëson më të mirët e raundit të dytë të fazës së grupeve, me lojtarë që bënë diferencën me gola, asistime, pritje vendimtare dhe paraqitje dominuese në të gjitha repartet e fushës. Messi, David dhe Undav udhëhoqën sulmin, ndërsa Room, Xhaka dhe Bruno Fernandes ishin shtyllat kryesore të skuadrave të tyre në një xhiro plot spektakël dhe rekorde.

Muri i Kuraçaos në portë Portieri i Kuraçaos, Eloy Room, ishte heroi absolut i skuadrës së tij në barazimin pa gola ndaj Ekuadorit. Ai realizoi plot 15 pritje, duke vendosur rekordin e këtij Botërori për numrin më të madh të ndërhyrjeve në një ndeshje. Falë paraqitjes së tij fantastike, Kuraçao siguroi një pikë historike.

Mbrojtja e udhëhequr nga liderët Në krahun e djathtë të mbrojtjes qëndron Denzel Dumfries, i cili dhuroi dy asistime në fitoren bindëse 5-1 të Holandës ndaj Suedisë. Në qendër është japonezi Ko Itakura, lider i repartit defensiv në triumfin spektakolar 4-0 të Japonisë ndaj Tunizisë, ku dominoi në duelet ajrore dhe organizimin e mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Treshen e plotëson Nuno Mendes, i cili jo vetëm që ishte i pakalueshëm në mbrojtje, por shënoi edhe një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit. Mesfushë me klas dhe dominim Johan Manzambi ndryshoi rrjedhën e ndeshjes së Zvicrës ndaj Bosnjës pasi u inkuadrua nga stoli dhe realizoi dy gola në fitoren 4-1.

Krah tij është Bruno Fernandes, dirigjenti i Portugalisë ndaj Uzbekistanit. Mesfushori portugez kontrolloi ritmin e lojës dhe kontribuoi me një asistim në një tjetër paraqitje të nivelit të lartë. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte lider në çdo aspekt të lojës. Ai dominoi mesfushën, nisi aksionet e skuadrës dhe e kurorëzoi paraqitjen me një gol nga penalltia.

Në anën tjetër është Cody Gakpo, lojtari që gjithmonë shfaqet në skenën e madhe me Holandën. Ai realizoi dy gola dhe një asistim në triumfin e thellë ndaj Suedisë. Sulmuesit që bënë diferencën Në sulm nuk mund të mungonte Lionel Messi, i cili vazhdon të shkëlqejë në këtë Botëror. Argjentinasi shënoi dy gola ndaj Austrisë dhe konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Jonathan David ishte protagonisti kryesor i Kanadasë, duke realizuar një het-trik spektakolar dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të rëndësishme. Sulmin e kompleton Deniz Undav, super-zëvendësuesi i Gjermanisë. I futur nga banka rezervë, ai shënoi dy gola vendimtarë për t’i siguruar “Pancerëve” fitoren dhe kualifikimin ndaj Bregut të Fildishtë.

Burimi: Telegrafi