Rrebeshe shiu ka pasur pasditen e sotme në Elbasan. Shiu i rrëmbyer ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, i shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ka pasur vështirësi në qarkullim përgjatë aksit Elbasan-Peqin për shkak të reshjeve të dendura. Policia rekomandon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.
Prej tre ditësh tashmë, zona e Elbasanit përfshihet nga rrebeshe shiu çdo pasdite.
Burimi:
Bota Sot
