Messi e lë të hapur mundësinë për Botërorin 2030

0%

Shpërndaje në: Lionel Messi e ka lënë derën hapur për paraqitje edhe në Botërorin 2030, pak ditë pasi vendosi rekord si golashënuesi më i mirë i ngjarjes globale. Ikona e Argjentinës, që është duke i udhëhequr “albicelestët” në Kupën e Botës 2026, tani i ka 18 gola. E theu rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë, që ka 16 gola.

Messi realizoi “hat-trick” ndaj Algjerisë në ndeshjen e parë dhe dy gola ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë. “Nuk e di. E vërteta është se nuk po e mendoj këtë tani. Duket larg, por siç kam thënë, dua të fokusohem tek e tashmja.

Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të kontribuojë, të ndihem mirë fizikisht dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët”, ka deklaruar 39-vjeçari Messi, shkruan mediumi “Ani” të mërkurën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha