Futbollistët e Hajdukut nga Spliti kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Shkëndija nga Tetova, në ndeshjen e parë përgatitore në Slloveni. Për ekipin nga Spliti realizuan Marko Livaja, Rokas Pukshtas dhe Michele Shego, i cili ishte autor i dy golave.
Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar se kundërshtari ishte cilësor. “Është gjithmonë bukur të fitosh. Luajtëm kundër një kundërshtari të mirë, që sezonin e kaluar kaloi grupin e Conference League. I mposhtëm 4:0, ndonëse në disa momente patëm vështirësi. Ata nuk krijuan asnjë rast të madh. Na duhet më shumë forcë fizike.
Pjesa e parë ishte e mirë, bëmë presion mirë dhe krijuam aksione të mira”, k a thënë Garcia. Ai ka veçuar edhe Etnik Brrutin, duke theksuar se është futbollist i fuqishëm dhe me cilësi, por që duhet të përshtatet me mënyrën e lojës së Hajdukut. “Brruti është shumë i mirë, është i fuqishëm dhe ka cilësi. Ai duhet të mësojë disa gjëra rreth mënyrës sonë të të luajturit.
Ai ka fituar shumë duele, të cilat na mungojnë. Ai është i fortë dhe ka hapësirë për t’u zhvilluar”, tha trajneri i Hajdukut, Garcia, transmeton media kroate “Index”.
