Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi. “Rreth orës është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi. Sipas saj, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Shkaqet që çuan deri te aksidenti mbeten ende të panjohura.
