​Promovohet libri i Ethem Çekut, dëshmon tradhtinë e xhonturqve ndaj shqiptarëve

0%

Katër vitet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ishin shumë kritike për vetëdijësimin dhe organizimin e shqipëtarëve për shkëputjen përfundimtare nga perandoria osmane.

Dhe kjo periudhe është trajtuar në mënyrë shumë të detajuar në librin e “Lëvizja shqiptare për pavarësi: Politika, kryengritjet, diplomacia (1908-1912) të cilin autori Ethem Cceku e promovoi të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Sipas autorit, libri trajton marrëdhëniet ndërmjet elitës politike shqiptare dhe Revolucionit xhonturk, si dhe pasojat që ky bashkëpunim pati për çështjen kombëtare shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ethem Çeku: Lëvizja shqiptare dhe Revolucioni xhonturk në një dritë kritike “X honturqit krijuan në një pjesë të elitës politike shqiptare një perceptim të rremë politik, duke paraqitur revolucionin e vitit 1908 si hap drejt barazisë kushtetuese dhe njohjes së të drejtave kombëtare, ndërkohë që politika e tyre realisht u orientua gjithnjë e më qartë drejt centralizimit, osmanizimit dhe kufizimit të aspiratave shqiptare.

Në këtë kontekst, shqyrtohet nëse kjo mbështetje ishte në përputhje me synimet afatgjata të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare apo në kundërshtim me to, si dhe në çfarë mase ajo ndikoi në zhvillimet politike që çuan në përplasje të mëdha më vonë ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit xhonturk ”, tha Çeku.

Edhe akademiku Muhamet Mala vuri në pah rëndësinë e periudhës historike që trajton libri dhe rolin e saj në formësimin e lëvizjes shqiptare drejt shtetformimit.

Vlerësim për periudhën 1908–1912 dhe procesin shtetformues shqiptar Muhamet Mala, akademik “ Kjo vepër trajton një nga periudhat më vendimtare të historisë sonë moderne, vitet 1908 dhe 1912, ku lëvizja shqiptare përmes organizimit politik, kryengritjeve të armatosura, veprimit kulturor dhe angazhimit diplomatik u shndërrua gradualisht në një projekt të qartë shtetformues.

I mbështetur në një korpus të pasur burimesh arkivore, dokumentare dhe të shtypit, monografia sjell një kontribut të rëndësishëm për studimet historike shqiptare dhe për kuptimin e proceseve që çuan drejt shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ” Ndërsa gjuhëtari Ali Caka,i cili ka kontribuuar në redaktimin gjuhësor dhe stilistik të librit, vlerësoi punën kërkimore dhe përkushtimin akademik të autorit Ethem Çeku.

Ali Caka: Vlerësim për punën kërkimore dhe përkushtimin akademik të autorit “P rej vitesh bashkëpunojmë me profesor Ethem Çekun, ose siç e quaj unë shpesh, me dekanin. Gjatë kësaj kohe kam pasur rastin të njoh jo vetëm studiuesin, por edhe njeriun e përkushtuar pas kërkimit shkencor. Profesor Çeku është një personalitet i veçantë në kuptimin më të mirë akademik dhe njerëzor të fjalës.

Profesor Çeku është hulumtues këmbëngulës, kërkues i palodhur i burimeve dhe vëzhgues i mprehtë i detajeve që shpesh u shpëtojnë syve të të tjerëve. Sepse shumë mund të shikojnë, por pak arrijnë të shohin ”, tha Caka. Në promovim morën pjesë studiues, profesorë, studentë, si dhe personalitete të jetës publike e politike.

Burimi: Bota Sot