Një muaj paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

0%

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit, nga i cili u shkaktua vdekja e një punëtori në lagjen “Arbanë” në Prizren. I pandehuri A.G. po dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës (me pasoja vdekjen e një personi)”.

Siç thuhet në njoftimin e gjykatës, i pandehuri nuk e ka vendosur në mënyrë të sigurt pompën e betonit, ku gjatë procesit të zbrazjes së betonit ka ndodhur një rrëshqitje e saj, dhe si pasojë është shkëputur një gyp nga pompa, i cili e ka goditur viktimën V.M. në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima Valmir Morina, 25-vjeçar, ishte duke punuar në betonimin e pllakës së objektit, kur dyshohet se është goditur nga auto-betoniera. Ndërkaq, pas daljes së hetuesve në vendin e ngjarjes, dyshohet se i dyshuari A.G., person përgjegjës për auto-betonierën, nuk e kishte siguruar mjetin në mënyrë adekuate gjatë procesit të punës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive: Kjo është kompania ku punonte i riu që humbi jetën në Prizren, ndalohet përgjegjësi i saj Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me vinç në Prizren Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com