Dean Liço është futbollisti më i ri i Baindrmaspor. Mesfushori 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Boluspor, por mbetet përsëri në Turqi duke nisur një rrugëtim të ri me klubin e Ligës së Parë. Me klubin e ri, Liço ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Kujtojmë se 26-vjeçari u shit nga Skënderbeu te Igdir FK në vitin 2024, për shumën e 250 mijë eurove. ” Mirë se vini në Bandirmaspor, Dean Liço! Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me mesfushorin 26-vjeçar Dean Liço. I urojmë atij një sezon të suksesshëm me fanellën e Bandirmaspor dhe e mirëpresim në familjen tonë të kuqe të ndezur dhe të bardhë.
Mirë se vini, Dean Liço!”, njofton klubi,
