Vëmendja në Grupin C është në Miami

0%

Shpërndaje në: Një pikë në Miami pothuajse do t’ia siguronte Skocisë një vend në fazën nokaut të Kupës së Botës. Por do të jetë e vështirë për t’u arritur kundër Brazilit, bazuar në rezultatet të së kaluarës. Brazili e nisi me barazim fushatën në Kupën e Botës. Pasi barazoi me Marokun 1:1 në ndeshjen e parë të Grupit C, Brazili mposhti Haitin me rezultat 3:0 në ndeshjen e dytë.

Synon tjetër fitore kundër Skocisë për të mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Skocia nuk e ka fituar asnjë ndeshje kundër Brazilit. Vetëm një herë ka arritur t’i marrë një pikë, ndërsa katër ndeshjet tjera i ka fituar Brazili. Pesë ditë pasi shënoi fitore 1:0 ndaj Haitit në ndeshjen e parë, Skocia humbi me rezultat të njëjtë kundër Marokut të premten e kaluar.

Te Skocia ka shpresë për të siguruar kalimin për herë të parë në fazën nokaut. Brazili është i pari me katër pikë, sa ka edhe Maroku. Skocia është e treta me tre pikë, kurse Haiti është eliminuar nga Botërori. Ndeshja Skoci – Brazil luhet në Miami në mesnatën mes të mërkurës dhe enjtes (), sipas kohës në Kosovë. Në termin të njëjtë luhet edhe dueli tjetër i Grupit C, Maroku – Haiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Marokun vendi i parë në grup është potencialisht i mundur, nëse fiton me rezultat të thellë kundër Haitit. Por së pari Maroku duhet të fitojë ndeshjen ndaj Haitit të rënë nga Botërori.

Burimi: Koha