Sistemi EES, një dështim? Udhëtarët presin me orë të tëra në aeroporte për regjistrimin e hyrje-daljeve

0%

Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë (ACI Europe), Stefan Schulte përcolli shqetësimin e tij të thellë lidhur me funksionimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian.

Sistemi EES, i cili bazohet në verifikimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, po zbatohet gradualisht nga BE-ja, por sipas Schulte, ai po shkakton vonesa të konsiderueshme në pikat kufitare. Zyrtari i bëri thirrje institucioneve europiane të pranojnë vështirësitë reale të sistemit dhe të mos e paraqesin atë si një proces që po funksionon pa probleme.

“Gjatë orëve me fluks të lartë, udhëtarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë. Nuk është e qartë se si do të përballojmë rritjen e trafikut në javët e ardhshme”, deklaroi Schulte, i cili njëkohësisht drejton edhe kompaninë Fraport, menaxhuese e Aeroportit Ndërkombëtar të Frankfurtit. Problemet me EES-in janë evidentuar në disa aeroporte europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një incident i tillë ndodhi në prill, kur pasagjerë të linjës Milano-Manchester humbën fluturimet e tyre për shkak të vonesave në kontrollin e pasaportave. Schulte kërkoi më shumë fleksibilitet në zbatimin e sistemit, duke propozuar që autoritetet kufitare të kenë mundësinë ta pezullojnë përkohësisht atë kur situata e kërkon, me qëllim shmangien e kaosit dhe bllokimeve në aeroporte.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një rishikim të përgjithshëm të sistemit. Aktualisht, Bashkimi Europian e ka lejuar pezullimin e përkohshëm të EES-it në rrethana të caktuara deri në muajin shtator. Megjithatë, Schulte paralajmëroi se sezoni veror vazhdon edhe pas kësaj periudhe dhe shtoi se në mungesë të masave shtesë, sistemi mund të përballet me vështirësi edhe më të mëdha.

Burimi: Bota Sot