Trepça rikthen në menaxhim lokalin “Tuneli” në qendër të Prishtinës

0%

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka kthyer në menaxhim një nga “pronat më atraktive dhe me potencial të lartë ekonomik” në kryeqytet. Kjo pronë, siç bëhet e ditur, është në rrugën “Johan V. Hahn”, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Vlera e tregut të saj, sipas njoftimit, është mbi 900 mijë euro. Në të përfshihet një lokal afarist me sipërfaqe prej 190.75 metra katror.

“Prona përfshin një lokal afarist me sipërfaqe prej 190.75 m², të përbërë nga hapësira kryesore e lokalit, zyra, nyje sanitare dhe hyrje, si dhe një terasë prej 47 m². Hapësira njihet për publikun si ‘Tuneli’, një prej lokaleve me traditë në qendër të Prishtinës”- thuhet në njoftim.

Sipas Trepçës, ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një fitore juridike dhe institucionale, por edhe një mundësi konkrete për krijimin e të hyrave të qëndrueshme dhe përmirësimin e performancës financiare të ndërmarrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky është një sukses i radhës në përpjekjet për identifikimin, mbrojtjen, rikthimin dhe funksionalizimin e pronave të Trepçës, duke forcuar bazën ekonomike dhe pasurinë e saj për brezat e ardhshëm”- theksohet në njoftim.

Kujtojmë se mëngjesin e 22 prillit 2026, ndërmarrja publike “Trepça” kishte rrënuar mbi 20 garazhe dhe objekte të tjera pranë Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut. Sipas “Trepçës”, këto objekte ishin ndërtuar në pronë të ndëmarrjes, e cila, sipas saj, është uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Anipse nga menaxhmenti thonin se ky veprim është ndërmarrë pas një periudhe mbi dymujore, ku palëve u është dhënë mundësia të paraqesin prova apo interes për rregullimin e statusit përmes kontratës, nuk është pranuar asnjë kërkesë apo interesim konkret.

KALLXO.com kishte sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku kompania përgjegjëse i largonte mbetjet nga rrënimet dhe Policia e Kosovës monitoronte nga afër.

Burimi: Kallxo