Dëgjuan britmat e dhive, pronarët zbuluan vjedhjen e shtatë kecave nga ferma e tyre në Angli

0%

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur një fermë për fëmijë në Kent të Anglisë, ku shtatë keca njëmuajsh u vodhën gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa zona ishte përfshirë nga stuhi dhe përmbytje. Punonjësit e fermës kuptuan se diçka nuk shkonte kur dëgjuan dhitë “duke thirrur me zë të lartë të vegjlit e tyre”, të cilët kishin humbur pa gjurmë.

Menaxheri i fermës dyshon se hajdutët hoqën një portë për t’i grumbulluar dhe larguar kafshët. Ferma u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e kecave, ndërsa në rrjetet sociale ka marrë qindra mesazhe mbështetjeje dhe oferta për ndihmë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi