Dean Liço do të vazhdojë karrierën në Turqi, por tek një tjetër klub. Pas një sezoni të suksesshëm te Boluspori, ai është transferuar Bandirma Spor. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe është gati për të dhënë maksimumin. 26-vjeçari realizoi 5 gola dhe 4 asiste për një sezon te Boluspori. Njoftimi i klubit Mirë se vini në Bandırmaspor, Dean Liço!
Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me mesfushorin 26-vjeçar Dean Liço. I urojmë atij një sezon të suksesshëm me fanellën e Bandırmaspor dhe e mirëpresim në familjen tonë të kuqe të ndezur dhe të bardhë. Mirë se vini, Dean Liço!
