Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër

0%

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano Ronaldo po u përgjigjej me qetësi pyetjeve dhe papritmas një gazetar përmendi Lionel Messin! Portugezi nuk e la të bënte një pyetje, u zemërua, sigurisht që nuk u përgjigj dhe tha: “një pyetje tjetër”.

Më parë ai kishte deklaruar: “ Disa njerëz menduan se unë isha në pension tashmë, por ja ku jam sepse besoj në punën time”. Rivaliteti Ronaldo-Messi është ende i fortë! Argjentinasi tashmë ka 5 gola në Kupën e Botës 2026 dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, në moshën 41 vjeç, u bë futbollisti i parë që shënon në 6 Kupa Bote.

Burimi: Bota Sot