Chelsea është duke bërë lëvizje të rëndësishme në merkato, ku synon të përforcojë krahun e mbrojtjes me talentin e ri italian, Marco Palestra. Sipas raportimeve në mediat britanike, klubi anglez ka tejkaluar interesimin e Interit duke ofruar rreth 60 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili është në pronësi të Atalantas.
Palestra shihet si zëvendësues i mundshëm për Marc Cucurella dhe pritet të jetë një investim afatgjatë për projektin e ri të Chelseat. Nga ana tjetër, Interi mësohet se nuk do të hyjë në garë me një ofertë të re. Marrëveshja është shumë afër finalizimit dhe mbetet vetëm vendimi përfundimtar i lojtarit dhe Atalantës.
