Shqiptohen dy gjoba për ndotjen e mjedisit në Ferizaj

0%

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspeksionit ka shqiptuar dy gjoba për ndotjen e ambientit. Njëra nga gjobat është shqiptuar në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, ku ishte krijuar një deponi ilegale nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kishin hedhur sasi të mëdha mbeturinash.

“Personi përgjegjës është identifikuar dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse”, thuhet në njoftimin e komunës. Ndërkaq, gjoba e dytë është shqiptuar në rrugën “Jamia Shehu”, ku mbeturinat dhe materialet e ngurta kishin krijuar pengesa për qytetarët.

Inspektorati Komunal ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë rastet e ndotjes, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë në komunë .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi