Tensione në Aeroportin e Vlorës, bllokohen sërish hyrjet e kantierit

0%

Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve, rojet e sigurisë nuk kanë lejuar punonjësit e kompanisë MABCO të hyjnë në ambientet e terminalit dhe në zonën e aeroportit për të vijuar punimet, ku kamionët e kompanisë 2A Group vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në kantier.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Emin Pacolli, presidenti i MABCO-s dhe vëllai i vogël i Behxhet Pacollit, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.

Pas përplasjeve në Aeroportin e Vlorës, Pacolli kërkon hetim urgjent nga SPAK Forcat e policisë kanë shkuar në kantier, por sipas deklarimeve të bëra në terren, nuk kanë ndërmarrë veprime për zhbllokimin e situatës, duke argumentuar se janë në pritje të urdhrave dhe procedurave përkatëse nga organet kompetente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, të gjitha hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës vijojnë të mbeten të bllokuara nga rojet e sigurisë, duke pamundësuar hyrjen e punonjësve dhe vijimin normal të punimeve. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndërhyrje nga autoritetet për zgjidhjen e konfliktit që po pengon ecurinë e punimeve në aeroport. /Tch

Burimi: Telegrafi