PS pengoi arrestimin e Ballukut, raporti i PE për Shqipërinë

0%

Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, por me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve. Sipas raportit, duhen ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin në nivele të larta. Kujtojmë se Partia Socialiste me forcën e kartonëve pengoi arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme. “Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. -Korrupsioni mbetet “shqetësim serioz”: pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet policore dedikuara. -Mungesë rezultatesh në dënime të nivelit të lartë: kërkohet konsolidim i “track record-it” të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në raste të korrupsionit të nivelit të lartë. -Presion ndaj SPAK: thirrje për të garantuar pavarësinë e vazhdueshme, burimet adekuate dhe kapacitetin operacional të SPAK, “pa kufizuar fuqitë hetimore dhe pa dëmtuar punën e saj” — referencë indirekte ndaj përpjekjeve për ta dobësuar. -Pasuritë kriminale: kërkohen përpjekje më të forta për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve kriminal e”, thuhet në raport.

Burimi: Bota Sot