​Gjashtë ndeshje në program sot në Botërorin 2026, spikat Brazili kundër Skocisë

0%

Botërori 2026 vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera të fazës së grupeve, teksa kombëtaret synojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt. Programi i ditës nis me dy përballje të Grupit B, ku Kanadaja përballet me Zvicrën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina luan ndaj Katarit.

Kanadaja vjen pas një fitoreje bindëse 6:0 ndaj Katarit dhe synon të sigurojë vazhdimësinë në turne. Më vonë, vëmendja do të jetë te Grupi C, ku Brazili ndeshet me Skocinë, ndërsa Maroku përballet me Haitin.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm për ndeshjen ndaj skocezëve, megjithëse nuk ka garantuar se sulmuesi veteran do të aktivizohet nga minuta e parë. Brazili kërkon fitore për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës. Dy sfidat e fundit të ditës zhvillohen në Grupin A.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mikpritësi Meksikë do të përballet me Çekinë, ndërsa Koreja e Jugut do të luajë kundër Afrikës së Jugut, në ndeshje që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare të grupit. Ndeshjet e sotme: Zvicër – Kanada Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar Skoci – Brazil Marok – Haiti Çeki – Meksikë Kore e Jugut – Afrikë e Jugu

Burimi: Bota Sot