Se mos ndoshta situata politike në Kosovë është strategji e opozitës në pritje të verdiktit dubioz të Hagës?! “DUKE E PRITUR GODONË” Siç jemi vetë dëshmitarë të kohës së tanishme, edhe pas zgjedhjeve shtetërore të parakohshme (të përsëritura), pa pikë nevoje, vetëm për “qejfin” e ish-presidentes, e cila me një iniciativë egoiste për votëbesim, për të “testuar” mbështetjen e shumicës, vetëm për shkak të dështimit të realizimit të qëllimit të saj, e njëjta shpërbëri Parlamentin e Shtetit tonë Kosovë-Dardani.
Ndërsa tani, pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, sipas disa të thënave dezorientuese të shumicës së anëtarëve të partive opozitare, momentalisht secili apo secila po flet, përkatësisht po flasin “në krye të vet”, ashtu siç u pëlqen dhe siç ua merr mendja. – Si kope bagëtish pa bari?!
Tërësisht dhe fare thjesht, gjithçka po del në pah dhe po jep të kuptohet se partitë në fjalë, pra opozitarët shqiptarë – këtu fjala bie vetëm për ta – e mos të flasim fare për Listën Serbe, se sa përqind mori pjesë në qendrat e votimit, një gjë që të bën të çuditesh se sa të “lidhur” ishin dhe janë. Ashtu të “lidhur” siç do dhe siç ia ka ënda Beogradit.
Pra, votuesit e minoritetit serb dolën në zgjedhje dhe me një përqindje të paparë i “siguruan” 9 vende ulëse në Kuvendin e Shtetit tonë Dardani.
Përderisa opozitarët tanë, nisur nga 7 ulëse e tutje (si shqiptarë të serbizuar?!), me këmbëngulje idioteske e kanë “lidhur besën” me Hagën sa i përket rastit tashmë të njohur për të gjithë ne, rastit të gjykimit të “Katër të Lavdishmëve”, dhe zgjedhje pas zgjedhjeve në mënyrë permanente, aq shumë sa që nuk bën më!
Të njëjtit vetëm sa po e “forcojnë nyjën gordiane” dhe, me një formë brutale e të pakuptueshme, po e bllokojnë çdo aspekt zhvillimor të së ardhmes së Vendlindjes sonë. ZOTI E BEKOFTË! 🙏 Andaj, shqyrtuar nga njëra anë, rrjedha e zgjedhjeve të datës është për lavdërim, sepse këtë herë ishte fitore e merituar e radhës e Shtetit tonë.
Me ç’rast rezultati, ani pse jo në nivelin e duhur sa i përket daljes së votuesve shqiptarë për të votuar, përpos tjerash tregoi se edhe përfaqësuesit serbë të minoritetit të tyre, të cilët janë të interesuar dhe duan të jetojnë me ne në Kosovë, e kuptuan se duhet dhe e kanë obligim që me votën e tyre të deklarohen ashtu siç u deklaruan dhe votuan.
Me këtë rast, ata automatikisht e pranuan realitetin, si de facto ashtu edhe de jure, që do të thotë se më në fund e pranuan shtetësinë, gjegjësisht pavarësinë e Kosovës sonë. Nga ana tjetër, kam shpresë te Zoti që kësaj radhe opozita nuk do ta bllokojë formimin e qeverisë përsëri, veçanërisht në rastin e zgjedhjes së presidentit.
Dua të them se e njëjta në fjalë, pra opozita, nuk duhet të veprojë sipas parimit QUID PRO QUO. Parim i cili është thelbi ligjor i “ryshfetit”, kur një ose më shumë zyrtarë publikë kërkojnë ose pranojnë një përfitim në këmbim të një veprimi specifik. Sepse në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me një ndër parimet kontraktuale që bazohen në reciprocitet bilateral (dypalësh) privat.
Këtu nuk kemi të bëjmë me reciprocitet të interesave personale private, por me interesin madhor të të gjithë popullsisë së Shtetit tonë, konkretisht me konsolidimin e Republikës sonë, Kosovës-Dardani. 🦅 Dhe me këtë rast, të gjitha ngërçet politike do të ishte e udhës që të zgjidheshin përmes kompromiseve strategjike, sepse bllokimet e shpeshta lindin nga strukturat e rrënjosura të pushtetit, por mund të kapërcehen vetëm nëpërmjet mekanizmave demokratikë.
Në vend që të mbahet një qëndrim i ashpër për një çështje të vetme, palët duhet të bëjnë lëshime, të cilat janë dhe duhet të jenë në favor dhe në dobi të Shtetit. Edhe një herë, jo vetëm një herë por shumë herë, do ta lus Zotin që aktorët politikë të mos luajnë më me fatin e Vendlindjes sonë sikur të ishte një sipërfaqe e dërrasës së shahut.
Mos të luhet me “pat”-pozita dhe mos të bllokohet situata, në të cilën një lojtar ka të drejtë të lëvizë, por nuk mund të bëjë më tej lëvizje të ligjshme, ndonëse mbreti i tij nuk është i kërcënuar drejtpërdrejt.
Pra, të mos arrihet në barazim – PAT = BARAZIM, që nuk është gjë tjetër veçse shtyrje e kohës, siç thotë edhe fjala e mençur popullore: “Kur dy veta përplasen, gëzohet i treti.” P.S. Vendlindja jonë e shenjtë nuk e ka luksin për “pritjen” e verdiktit të Hagës. POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! RRNOFTË KOSOVA JONË DARDANI! 🦅
