Pishina e Gërmisë hapi sezonin veror të dielën, vizitorët vlerësojnë pastërtinë

0%

Pishina e Gërmisë të dielën ka hapur dyert për qytetarët, duke shënuar kështu edhe fillimin e sezonit veror në kryeqytet. Këtë vit kushtet duket se janë të kënaqshme, duke filluar që nga higjiena e pishinës. Ndërsa, çmimet e hyrjes janë katër euro për të rritur dhe dy euro për fëmijë. Por, në fundjavë këto çmime ndryshojnë vetëm për të rriturit ku nga katër euro, bëhen pesë euro.

Shpëtimtari Tefik Fazliu, i cili kujdeset për mirëqenien e notuesve tash e 26 vite tha se ky vit ka filluar mbarë, duke përmendur edhe arsyet. “Unë jam në cilësinë e shpëtimtarit tash, 26 vite po bëhet. Çka mundem me ju thënë unë për qytetarët është se ky vit ka filluar si vit i mbarë, për shumë arsye. Arsyeja e parë është që higjiena e pishinës është në nivelin më të lartë.

Për këto 26 vite, as edhe një herë nuk ka qenë uji më i pastër, rregullimi më i mirë dhe shërbimet më të mira. Tash mbetet në dorën e qytetarëve se a dëshirojnë të vijnë ta frekuentojnë këtë mrekulli të natyrës së Prishtinës, apo nuk dëshirojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo mbetet tek ata, mirëpo çka mundem me ju garantuar, se uji është i jashtëzakonshëm, higjiena është e nivelit më të lartë, menaxhmenti këtë vit është zgjuar nga gjumi shumë, e kushtet i kanë ofruar të jashtëzakonshme. Mbetet qytetarët me ardhë edhe me frekuentuar, me provuar edhe me u bindë vetë”, tha Fazliu. Ai ka deklaruar se misioni i tij është që të shpëtojë jetë.

“Po, çdo ditë nga ora e mëngjesit deri në ora , apo në ora pasdite. Misioni i shpëtimtarit si në luftë, si në Gërmi, është të shpëtojë jetë. Ne këtë e kemi mision. Edhe për këto 26 vite i garantoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës, që në pishinën e Gërmisë nuk ka ndodhur as edhe një mbytje, përveçse vdekjeve.

Vdekje është kur një notues i jashtëzakonshëm e rrok një kardiak, arrest kardiak, ndërsa mbytja është kur një qytetar nuk di të notojë, pin ujë më tepër seç duhet dhe ajo e shkakton mbytjen. Pra, për këto 26 vite, ende as edhe një mbytje në orarin e punës nuk ka ndodhur”, tha Fazliu.

Poashtu koordinatori i shpëtimtarëve në këtë pishinë, Shefqet Hasani në një intervistë për EO potencoi gjithashtu kushtet, siç tha ai të mira këtë vit dhe uroi që rinia të merret më shumë me not si aktivitet sportiv. “Po sivjet kushtet janë, thuajse, më të mira se viteve paraprake.

Po shihet që uji është shumë më i mirë, pastërtia është shumë më e mirë, domethënë edhe interesimi i menaxhmentit, prej drejtorisë edhe të tjerëve, janë më në nivel. Kanë punuar më me përkushtim edhe shihet që do të jetë një sezonë e mirë. Po sipas njohurive, është 4 euro. Për fëmijë është 2 euro. Edhe vikendeve është 5 euro.

Interesimi është, duhet të jetë shumë i madh se ky është i vetmi vend ku është për rekreacion, edhe për freski gjatë verës, gjatë këtyre temperaturave të larta. Edhe duke e ditë që edhe noti është një sport shumë i shëndetshëm, atëherë duhet të vijnë rinia edhe ta shfrytëzojnë këtë verë, të bëjnë aktivitet sportiv. Po, nuk ka sa duhet, jo.

Se noti është sporti më i shëndetshëm, i vë në funksion krejt muskujt e trupit, e rinia ka shumë nevojë për mos me mbërritë obezitet. Domethënë që duhet me i shfrytëzuar këtë lartësi mbidetare, këtë ajër të pastërt, edhe notin si aktivitet sportiv shumë të mirë për shëndet”, tha Hasani. Ndërkaq, Shaban Bicaj tha se këtë vit menaxhmenti ka bërë një punë të mirë në pishinën e Gërmisë.

“Me thënë të drejtën, unë jam veteran i bazenit, vij për çdo vit. Edhe moshën e mbaj kështu me të, edhe është për çdo gjë me e lavdëruar, se është punuar diçka për pastërtinë e tij. E tash fillimi, nuk ka njerëz. Të dielën ka pasë njerëz, bukur shumë, e tash më pak, se edhe moti pak ndryshoi. Veç kjo është pasuria më e madhe për Prishtinën.

Po çmimet nuk janë bash bash të volitshme, por përballohen, përballohen. Se për shembull, 4 euro hyrja, edhe 5 euro çadra me dy krevate, nuk është shtrenjtë, në krahasim me detin. Edhe kështu mendojmë. Pastërtia sivjet është për disa herë më në nivel. Se edhe uji është, për 15 ditë është mbushë prej Batllavës, se e lejshin ujë të shiut.

Ai ujë i shiut gradualisht e krijon, edhe kush e ka marrë këtë se di, veç vazhdimisht po e pastrojnë”, tha Bicaj për EO. Vitin e kaluar, ndonëse ishte hapur vonë për sezonin veror 2025 (më ), Pishina e Gërmisë qe mbyllur gati një javë më vonë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Pishina ishte mbyllur pas inspektimit nga Inspektorati Sanitar me qëllim që të kryhen analiza të ujit. Kurse, më , IKSHPK tha se pas kryerjes së analizave ka rezultuar se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina.

Kurse Inspektorati Sanitar e ka tërhequr njoftimin e mbylljes së pishinës.

Burimi: Bota Sot