Brenda muajit qershor, Policia e Pejës arreston 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave

0%

Stacionet Policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë realizuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar 38 persona të kërkuar gjatë periudhës 1-. Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshoheshin për vepra të ndryshme penale dhe ndaj tyre janë zbatuar vendimet e gjykatave.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore. Pas kryerjes së procedurave dhe pagesës së dënimit me gjobë, ata janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, me qëllim të realizimit të vendimeve gjyqësore dhe forcimit të sundimit të ligjit. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi