Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpërndarë 400 koshere bletësh dhe 10 centrifuga për bletarët e Komunës së Kaçanikut. Kryetari i komunës, Sabedin Vishi përmes një postimi në Facebook thotë se kjo është në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e bletarisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë sipas Vishit mbetet në prioritetin e tij.
Burimi:
Telegrafi
