Ndalet qarkullimi i trenave në Gjermani, shkak një defekt në sistem

0%

Të gjithë trenat e Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn – DB) janë ndalur plotësisht pas një defekti serioz teknik në sistemin e komunikimit radio GSM-R, i cili përdoret për menaxhimin e trafikut hekurudhor. Për shkak të këtij problemi, linjat janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa trenat janë ndalur në stacione ose në pika të sigurta të rrjetit.

Teknikët janë duke punuar për riparimin e defektit, i cili tashmë ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta në të gjithë vendin. Sipas kompanisë, problemi është regjistruar në sistemin GSM-R, që mundëson komunikimin mes trenave dhe qendrave të kontrollit të trafikut. Për arsye sigurie, qarkullimi është pezulluar menjëherë, duke bërë që i gjithë trafiku hekurudhor të ndalet përkohësisht.

Një zëdhënës i Deutsche Bahn ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik dhe se ekipet janë duke punuar intensivisht për zgjidhjen e tij. Prioritet, sipas kompanisë, mbetet siguria e pasagjerëve dhe funksionimi i sigurt i rrjetit hekurudhor, prandaj është vendosur ndalimi i përkohshëm i lëvizjes deri në rikthimin e plotë të sistemit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deutsche Bahn paralajmëron se ndërprerja pritet të shkaktojë vonesa të konsiderueshme dhe anulime të shumta në gjithë rrjetin, ndërsa ende nuk është bërë e ditur shkalla e plotë e problemit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com