Temperatura deri në 33 gradë dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

0%

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot