Shpërndaje në: Anglia e mposhti 4:2 Kroacinë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026. Por anglezët nuk arritën të shënoj asnjë gol në ndeshjen e dytë. Ndeshja Angli – Ganë e luajtur të martën mbrëma përfundoi baras, 0:0. Anglia kishte më shumë raste shënimi. Por Anglia e udhëhequr në sulm nga kapiteni Harry Kane, nuk arriti të thyej mbrojtjen e fortë të Ganës.
Anglia dhe Gana kanë nga tre pikë. Por falë goldallimit më të mirë, Anglia prin në Grupin L. Anglia ndeshjen e fundit e luan më 27 qershor ndaj Panamasë, kurse Gana kundër Kroacisë.
