Gërvalla: Sot është problem të flitet me LDK-në sepse nuk dihet me cilën rrymë po flet

0%

Shpërndaje në: Zëvendëskryeministrja në detyrë Donika Gërvalla ka thënë se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ekzistojnë disa rryma, ndërsa ka komentuar zhvillimet e së martës brenda kësaj partie ku tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gërvalla, e cila ka qenë anëtare e LDK-së, ka theksuar se pas ngjarjes së sotme LDK-ja duhet të vëzhgohet më me kujdes si partner potencial për koalicion. “Çfarë unë vërej në LDK është se janë disa rryma të ndryshme, problem është sot të flitet me LDK-në sepse nuk dihet me cilën rrymë je duke folur. Më shumë se dy rryma. Prandaj duhet të shohim ditët e ardhshme cila rrymë do të fitojë.

Kjo e sotmja që ka ndodhur na bën ta vëzhgojmë me kujdes situatën brenda kësaj partie sepse nëse duam të bëjmë çfarëdo koalicione, duhet ta dimë. Nuk është detyrë e imja ta krijojë unitetin brenda LDK-së, unë kam dështuar ta krijojë unitetin brenda LDK-së. Dy vjet pasi më kanë trajtuar në mënyrën më të shëmtuar, jam dorëhequr”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e dytë e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku. Dega LDK-së në Pejë, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe me shumicë votash kanë kërkuar nga lidershipi i LDK-së, të jap dorëheqje si akt moral, gjegjësisht nga kryetari Abdixhiku.

Edhe kryesia e degës së LDK-së në Lipjan ka mbajtur një mbledhje me kryetarët e nëndegëve për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit me ç’rast edhe kjo degë po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut. Ndërkohë në deklaratën e degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, thuhet se partia po kalon një nga periudhat më të vështira në histori.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje është radhitur sërish e treta me 16.69% të votave.

Burimi: Koha