​U nda nga jeta regjisori i RTK-së, Robert Bacaj

0%

Në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë Robert Bacaj. Karrierën e tij profesionale në Radio Televizionin e Kosovës e filloi në vitin 2002 si regjisor.

Me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme, ai ndër vite mbajti pozita të rëndësishme drejtuese, duke shërbyer si Udhëheqës i Njësisë së Regjisë dhe Realizimit, ndërsa në vitet e fundit edhe si Ushtrues i Detyrës së Udhëheqësit të TV Produksionit.

Për shumë vjet, Robert Bacaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin dhe prodhimin e shumë projekteve televizive, ngjarjeve kulturore, sportive dhe artistike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e produksionit televiziv dhe në jetën profesionale të institucionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai do të kujtohet për profesionalizmin, urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj punës, si dhe për respektin që gëzonte nga kolegët dhe bashkëpunëtorët. Varrimi i Robert Bacajt do të bëhet nesër rreth orës , në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Burimi: Bota Sot