Aksident në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës në fshatin Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht, Policia është duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com