Të martën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është mbajtur aktiviteti i radhës i mini-hendbollit, i organizuar në kuadër të programit “Master-Plan”. Në një garë të bukur e interesante, u paraqitën plot 270 fëmijë. Pos nxënësve të shkollave të Mitrovcës, morën pjesë edhe nxënës të shkollave të Lipjanit dhe ata të Klinës.
Ishte ky vetëm grumbullimi i radhës në kuadër të projektit “Master-Plan” që për qëllim ka rritjen e numrit të fëmijëve të përfshirë në hendboll. Këtë projekt, Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar nga Federata Evropiane e Hendbollit.
