Ronaldo drejt kamerës: Jam rikthyer!

0%

Cristiano Ronaldo ka reaguar fuqishëm pas paraqitjes së tij brilante në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Botërorin 2026, duke shënuar dy gola dhe duke hyrë sërish në histori. Sulmuesi portugez u bë lojtari i parë mashkull që shënon në gjashtë Kupa Botërore.

Pas ndeshjes, përpara kamerave, Ronaldo dha një mesazh të qartë për kritikët, duke thënë me vendosmëri: “I’m back.” Një deklaratë që pasoi një performancë dominuese, ku Portugalia triumfoi bindshëm dhe kapiteni i saj riktheu edhe një herë vëmendjen e botës mbi veten.

Burimi: Bota Sot