Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Rahovec, Policia e kthen në shtëpi

0%

Është gjetur vajza e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Rahovec, pasi ishte larguar nga shtëpia dhe familja nuk kishte pasur kontakt me të. Sipas burimeve të medias, rasti fillimisht ishte raportuar më 19 qershor, rreth orës , në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.

Babai i së miturës kishte raportuar në Polici se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk ishte kthyer, ndërsa familja nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. Burimet bëjnë të ditur se më 23 qershor, rreth orës , Policia ka pranuar informatë se e mitura ndodhej në një shtëpi në fshatin Xërxë.

Sipas informacioneve të siguruara, personat që kanë njoftuar Policinë kanë deklaruar se e mitura kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe kishte shprehur dëshirën të bashkëjetonte me një familjar të tyre. Pas pranimit të informatës, patrulla policore ka dalë në fshatin Xërxë dhe e ka shoqëruar të miturën në Stacionin Policor në Rahovec.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit dhe Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit e mitura do të intervistohet dhe më pas do të kthehet në shtëpinë e babait të saj. Rasti mbetet në trajtim nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot