Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla

0%

Kosova në konkurrencën e femrave e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, duke shënuar fitore të rëndësishme ndaj Armenisë me rezultat .

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë, vajzat e Kosovës dominuan nga fillimi deri në fund, duke treguar lojë të organizuar në sulm dhe mbrojtje të fortë, për të siguruar fitoren e parë në Grupin B.

Të përkrahura nga publiku vendas, basketbollistet dardane kontrolluan ritmin e ndeshjes dhe gradualisht krijuan epërsi të thellë, duke mos i lënë asnjëherë Armenisë mundësinë për t’u rikthyer në lojë. Kjo fitore i jep Kosovës një nisje ideale në kampionat dhe një hap të rëndësishëm drejt objektivit për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas suksesit në sfidën e parë, Kosova do të vazhdojë garën në Grupin B me përballjen e radhës ndaj Andorrës, duke synuar të vazhdojë serinë pozitive para tifozëve të saj. Me këtë triumf bindës, Dardanet dërgojnë një mesazh të qartë se janë të gatshme të luftojnë për rezultatet më të larta në këtë edicion të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla.

Burimi: Bota Sot